Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Stavileci: Ahmeti po kamuflon gënjeshtrat e tij

Blerand Stavileci, zëdhënës i PDK-së, ka kritikuar të parin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti për udhëtimin drejt Milanos, qytet në të cilin u ndalua për disa orë shkaku i verifikimit të emrit.

Stavileci në një postim në Facebook, ka shkruar se Ahmeti në vend të udhëtimit për Milano, do të duhej të ishte në krye të detyrës në Prishtinë dhe sipas tij, kryetari i kryeqytetit iku nga puna, duke e lënë Prishtinën “si moçal kundërmues prej shiut”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Edhe biletën për në Milano sigurisht me taksa të prishtinasve e ka paguar. Ndërsa, në vend se të ndjehej i vonuar për t’u shërbyer qytetarëve, ai ndjehej i vonuar për ta parë lojën. Mbase i ka kompleksuar edhe policinë italiane dhe nuk i kanë besuar se është Kryetar i Prishtinës, kur ia kanë bërë ‘searching’ dhe e kanë parë se Prishtinën e ka përmbytur shiu në po të njëjtën ditë!” ka shkruar Stavileci.

“Pra, menjëherë e kanë vërejtur papërgjegjësinë e tij dhe një i papërgjegjshëm edhe mashtron e gënjen”, ka shtuar ai.

“Kur u raportua se ishte arrestuar, nisi menjëherë me metodologjinë perfide të Jahtit: Jo, nuk kam qenë/Jo, kam qenë! - duke përmendur këtë radhë “Maltretime të Shengenit”, një gënjeshtër tjetër e kulluar kjo, sepse, sipas asaj që vetë po e thotë, ai nuk është ndalur për verifikim vize, por për verifikim identiteti për shkak të ndonjë “red note” të Interpolit. Plus ky paska lëvizur edhe me pasaportë të Shqipërisë. Pra, as 10 orë nuk i zgjati gënjeshtra!”

“ ‘Maltretimet e Shengenit’, të cilat këta i përdorin për t’i kamufluar gënjeshtrat e tyre, nuk do ekzistonin fare nëse do e votonin demarkacionin me Malin e Zi. Shpend Ahmeti në spanjisht po më thonë qenka Pajaro Lobo, me kuptim: Zog Ujku! Zog po, por ky i joni vetëm harabel dhe i vonuar”.