Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti: Blerandi nime paska rrëshqit!

Pas ndalimit të tij në Milano për shkak të verifikimit të emrit, ndaj Shpend Ahmetit ka reaguar zëdhënësi i PDK-ës , Blerand Stavileci, i cili ka thënë se kryetari i Prishtinës do të duhej të ishte në vendin e punës dhe jo të udhëtonte për të shikuar ndeshjen e Milanit ndaj ekipit shqiptar Shkëndisë së Tetovës.

Në një postim në Facebook, Stavileci ka thënë se Ahmeti ka blerë biletën me paratë e taksapaguesve të Kosovës, derisa arsyetimin e Ahmetit për ndalje shkaku i verifikimit të emrit e ka quajtur si “kamuflim të gënjeshtrave të tij”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndaj këtij postimi të Stavilecit ka reaguar menjëherë Shpend Ahmeti me një fjali shumë të shkurtër: “Qyky Blerandi nime paska rrëshqit!”