Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano, ka thënë se marrëveshja e arritur të mërkurën mbrëma, nuk është fundi i procesit të dialogut, por fillimi i punës dhe se synimi është të arrihet sa më shpejt normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Stano ka thënë se BE-ja ka pasur kërkesë bazë që serbët e Kosovës të kthehen në institucione, e po ashtu të respektohen gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Është me rëndësi të respektohen marrëveshjet e arritura në dialog, është mesazh që BE-ja vazhdimisht u ka dërguar të dyja palëve. Sa i përket hapave të ardhshëm, pas marrëveshjes që është bërë mbrëmë, është me rëndësi të vazhdohet. Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ka thënë se do të ftojë dy liderët në Bruksel, të punojnë e të vazhdojnë punën për normalizim të marrëdhënieve. Sigurisht puna vazhdon. Nuk është fundi i procesit, marrëveshja e arritur është vetëm fillim i punës, me të cilën shpresojmë ta largojmë këtë gjendje të marrjes së vazhdueshme me krize e të kalojmë në një fazë tjetër, të merremi me çështje më të qëndrueshme”, tha Stano në konferencë për media. “Emisari Miroslav Lajçak po punon shumë, ditë e natë, për të përparuar drejt një marrëveshje. Përfaqësuesi i Lartë, fton dy liderët së shpejti në Bruksel për të vazhduar në marrëveshjen që është arritur dhe të diskutohet në pikëpamje më të madhe. E ajo është drejt normalizimit të marrëdhënieve, bazuar në propozimin e lehtësuesit BE-së”.
-
BE-ja për deklaratat e Vuçiqit: Mirëpresim thirrjet për riintegrimin e serbëve në institucionet e Kosovës
-
Stano: Nuk e ka fajin BE-ja për dështimin e Kosovës dhe Serbisë në dialog
-
Stano thotë se rezultatet e deritashme në dialog janë shkaku i Kosovës e Serbisë e jo i Lajçakut
-
BE-ja thotë se për zbatimin e marrëveshjes për normalizim do të diskutohet në takim liderësh
-
BE: Procesi i dialogut të trajtohet në nivel të punës, jo të komentohet në publik