Në disa media sot ka dalë një lajm që në Pallatin e Drejtësisë është ndalë energjia elektrike, prandaj nuk ka qenë e mundur të mbahet një nga seancat e rëndësishme të paraparë për sot.
KEDS bën me dije që nuk e ka ndalë energjinë elektrike dhe nuk ka pas asnjë prishje apo ndonjë interferim deri tek asetet e brendshme të Pallatit të Drejtësisë. Pra, sa i përket anës tonë gjithçka ka qenë në rregull dhe në bazë të normave të parapara. Kërkojmë nga mediat që e kanë publikuar lajmin që të hulumtojnë shkaktarin e vërtetë të problemit, në mënyrë që të del e vërteta në pah. Të njëjtën kohë, kërkojmë nga mediat që në këto raste të marrin të gjitha palët e involvuara, duke iu përmbajtur parimeve të gazetarisë. Kjo, pasi është e vetmja mënyrë që të del në pah e vërteta e plotë, duke hequr çdo aludim të pasaktë.
-
KEDS: Njehsorët matin saktë konsumin e energjisë elektrike
-
KEDS-i thotë se si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në rrjet elektrik
-
Reduktohet orari i punës në gjykatat në Pallatin e Drejtësisë
-
KGJK-ja letër Qeverisë për mosfunksionimin e sistemit të ajrosjes brenda Pallatit të Drejtësisë
-
KEDS: Erërat e forta lanë pa rrymë një numër të caktuar të konsumatorëve