Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë nëpërmjet lojërave tradicionale, vallëzimit dhe muzikës, me të rinjtë e Kaçanikut ka realizuar një projekt me qëllim që këta të rijnë ta mbështetin njëri-tjetrin në përballje me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, të mërkurën.
Të rinjtë e Kaçanikut kanë zhvilluar aktivitete kreative dhe tradicionale për të treguar gatishmërinë dhe angazhimin e tyre rinor kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Burim Ramadani, drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka thënë se së bashku me rrjetin e organizatave partnere do të implementojnë edhe mbi 40 aktivitete gjatë javëve në vijim, duke qëndruar faktor dhe shembull i angazhimit të shoqërisë civile për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Rinia dhe personat me nevoja të veçanta në Kaçanik kundër ekstremizmit të dhunshëm
-
“Brick” aktivizon rininë e Kaçanikut për qasje kritike ndaj dukurive të dëmshme
-
Të rinjtë e Kaçanikut trajnohen për mendimin kritik
-
Tryezë e QKSS-së për implementimin e strategjisë kundër ekstremizmit
-
Përballja me ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë