Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 28 pacientë me COVID-19.
Në njoftimin në Facebook thuhet se 21 pacientë janë në oksigjenoterapi, nëntë prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë.
Njoftohet se një pacient është shëruar në 24 orët e fundit në këtë spital.
Spitali ka njoftuar edhe mbi gjendjen e përgjithshme aty, ku 163 persona kanë marrë trajtim emergjent, 15 prej të cilëve po vazhdojnë trajtimin.
Artikuj të ngjashëm
-
Spitali i Pejës: Gjashtë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë
-
Në Spitalin e Pejës shtatë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë
-
Njëzetedy pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 5 në gjendje të rëndë
-
25 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës
-
18 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës