Spitali i Mitrovicës ka sqaruar opinionin publik pas shqetësimit të ngritur nga familja se një pacient që të martën kishte vdekur në mesditë kishte mbetur në atë dhomë për shtatë orë. Sipas njoftimit për media, Spitali në atë kohë ishte në pritje të rezultatit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë për praninë e infeksionit të COVID-19 apo jo te pacienti.
Në sqarim, Spitali i Mitrovicës ka thënë se pacienti nuk ishte hequr nga ajo dhomë për shkak se “prania e infeksionit i ndërron komplet procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë dhe ato pasuese”.
Po ashtu ky spital ka thënë e përgjegjëse për marrjen e trupave të pajetë është Qendra Operative Emergjente.
“...gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka krijuar Qendrën Operative Emergjente e cila është përgjegjëse për marrjen e trupave të pajetë dhe procedurat pasuese, andaj, tërheqja e trupave të pa jetë të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID 19 është ne kompetencën e QOE-Ministria e Shëndetësisë”, thuhet më tej në këtë njoftim.
-
Pacienti që vdiq nga COVID-19 qëndroi mbi 7 orë në një dhomë të Spitalit të Mitrovicës
-
QKUK-ja jep detaje për vdekjen e 19-vjeçares pas infektimit me COVID-19
-
Kufoma qëndron në Pulmologji për shtatë orë, drejtoresha thotë se largimi ishte obligim i familjarëve
-
MSH-ja s’jep detaje për vdekjet e së dielës, bën thirrje të priten hetimet
-
Spitali i Gjakovës reagon pas akuzave: Pacientja që vdiq dje ishte qe tre vjet në gjendje komatoze