Spitali i Gjakovës ka thënë se pacientja M.R. që vdiq dje (e premte) ka qenë në gjendje komatoze (pa vetëdije) për më shumë se tre vjet dhe gjatë gjithë kësaj periudhe është trajtuar në Kujdes Intensiv Qendror.
Reagimin e Spitalit të Gjakovës të shtunën e nxiti raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, ku thuhet se për vdekjen e pacientes M.R. ka nisur hetimi për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor” pas dyshimeve të shprehura nga bashkëjetuesi i saj.
Por Spitali thekson se denoncuesi nuk është pjesë e familjes dhe deklaratat e tij nuk përputhen me faktet, duke paraqitur një tentativë të qëllimshme për të njollosur punën e stafit.
“Stafi mjekësor dhe infermierët kanë ofruar kujdes të pandërprerë dhe profesional, në përputhje me protokollet mjekësore për raste të tilla”, thuhet në reagim.
Edhe pse vizitat në Kujdesin Intensiv operohen me rregulla strikte, siç njoftin Spitali i Gjakovës, familjarët e pacientes kanë qenë të pranishëm gjatë gjithë kohës që ajo ka qëndruar në spital.
Spitali ka bërë apel që organet kompetente — Inspektorati Shëndetësor, Policia dhe Prokuroria — të trajtojnë rastin me seriozitet dhe të mos lejojnë shpifje apo manipulime që dëmtojnë punën e punëtorëve shëndetësorë.
-
Nis hetimi për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor” pas vdekjes së një gruaje në Gjakovë
-
Policia po heton vdekjen e një gruaje që u dërgua në Emergjencë pa shenja jete
-
Dy vdekje të dyshimta në 24 orët e fundit, policia po i heton rastet
-
Vdiq një fëmijë në Spitalin e Pejës, Policia e cilëson rastin si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”
-
Nis hetimi për vdekjen e një personi në Rahovec