Në depon e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë është bërë dorëzimi i donacionit në vlerë prej 75 mijë eurosh për nevojat e këtij spitali.
Ky aksion humanitar u bë nga afaristi shqiptar nga Gjermania, Bahri Tahiri, në bashkëpunim me doktorin gjerman, Henrich Schantmann, i cili ka për qëllim përmirësimin e kushteve gjatë hospitalizimit për tretmanin e nevojshëm mjekësor, njofton Klan Kosova.
Donacioni përfshin shtretër, mbuloja, karroca dhe gjëra të tjera.
Ndihma si këto, përveç Mitrovicës, do të shpërndahen edhe në Suharekë, Drenas dhe Prishtinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Njësia e Zjarrfikësve në Mitrovicë përfiton pajisje nga një donator gjerman
-
Arian Tahiri, kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës
-
Ministria e Mbrojtjes me marrëveshje afër 8 milionë eurosh me Gjermaninë për pajisje të ndryshme
-
Përurohet Reparti i Pediatrisë në Mitrovicë
-
Fëmijët në Mitrovicë trajtohen në kushte të vështira e reparti i ri peng i pagesave