Ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka mbështetur studentët shqiptarë që po protestojnë në mbrojtje të gjuhës shqipe të hënën në Shkup, duke e cilësuar si sinjal të qartë se zbatimi i të drejtave themelore kërkon më shumë vëmendje dhe reflektim institucional.
Spiropali në një postim në Facebook ka theksuar se protesta nuk është thjesht alarm, por është tregues se “diçka thelbësore nuk po funksionon siç duhet”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjuha shqipe nuk është çështje diskutimi, kompromisi apo temë për interpretim të paqartë institucional. Është një e drejtë themelore”, u shpreh Spiropali, duke shtuar se të drejtat nuk duhet të mbeten vetëm në letër, por të jetohen në përditshmëri.
Ajo e cilësoi protestën e studentëve si thirrje për forcimin e standardeve dhe garantimin e barazisë, duke theksuar se një shtet që respekton gjuhën, ndërton besim dhe stabilitet për qytetarët e tij.
“Mbështetje për studentët që po mbrojnë jo vetëm gjuhën, por edhe dinjitetin e parimet mbi të cilat duhet të funksionojë një shoqëri e drejtë. Kjo nuk është vetëm çështje e shqiptarëve. Kjo është një provë e rëndësishme për të gjithë, për mënyrën se si funksionon shteti në praktikë, jo vetëm në parim”, ka shkruar Spiropali në Facebook.
Të hënën është organizuar protestë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut nga ora 12:30. Studentët shqiptarë protestojnë për gjuhën shqipe.