Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Spërkatja kundër rriqrave në Komunën e Rahovecit nis nga nesër

Foto: Koha / ilustrim

Në organizim të drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Rahovecit nga nesër me datë 31 Maj, do të nis spërkatja e zonave kundër rriqrave, në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

Spërkatja e zonave endemike, do të vazhdoj sipas planit të hartuar, për spërkatjen, sipas zonave, ku ka më shumë raste të regjistruara të thumbimeve nga rriqrat, gjatë këtij viti. Nga banorët kërkohet bashkëpunim të mirë, me zyrtarët e kompanisë e cila do të bëjë spërkatjen e zonave të cilat janë paraparë të spërkaten.

Ky është plani për spërkatjen e zonave endemike nga rriqrat (Ethet Hemoragjike) i cili fillon të zbatohet që nga nesër me datë 31 maj 2018.