Organet komunale të Malishevës kanë bërë të ditur se kanë filluar zbatimin e masave parandaluese ndaj virusit të Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), të cilat janë në përgjegjësi të pushtetit lokal. Ndërsa zyrtarët e Komunës së Suharekës kanë pohuar se kjo komunë nuk është e rrezikuar si Malisheva dhe se dezinsketimi do të realizohet në kohën e duhur në disa fshatra të rrezikuara nga prania e rriqrave.
Ditë më parë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga pickimet e rriqrave, sidomos në zonat Malishevë, Rahovec, Suharekë dhe Klinë, pasi që tashmë temperaturat kanë filluar të ngrihen dhe rriqrat kanë filluar të dalin në sipërfaqe të tokës, shkruan sot Koha Ditore.
Zyrtari për informim në Komunën e Malishevës, Artan Paçarizi, ka theksuar se janë iniciuar veprimet, që janë obliguese për nivelin lokal, sikurse janë vazhdimi i fushatës së vetëdijesimit lidhur me EHKK, si dhe zhvillimi i procedurave për spërkatjen e zonave endemike.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Rajoni i Prizrenit me masa parandaluese ndaj etheve hemorragjike
-
Në komunën e Malishevës gjatë këtij vitit janë paraqitur 210 raste të pickimit nga rriqrat
-
Malisheva kërkon nga institucionet që të merren me menaxhimin e situatës me rriqrat
-
Vazhdon dezinsektimi kundër rriqrave në Malishevë
-
Malisheva përgatitet për përballje me ethet hemoragjike