Kryeshefi i kompanisë për menaxhimin e deponive në Kosovë, Avdullah Haxhiu, s’e ka përjashtuar mundësinë që në deponinë e Mirashit në Obiliq të ndodhë ndonjë katastrofë ekologjike.
Në Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se aty ka gaz të koncentruar dhe s’ka pasur sistem të mbledhjes apo lirimit të tij.
Haxhiu ka thënë se rreziku është që gazi të shkojë te pjesa ku është akumuluar gazi dhe që të ketë shpërthime. Sipas tij, ka pasur raste të tjera të ngjashme në botë.
Ai ka paralajmëruar për rreziqet që ndotja të bjerë në kontakt me ujërat nëntokësore.
Haxhiu ka shtuar se rrezikun e ka paraqitur edhe në shkresa zyrtare.
Ai ka treguar se për Mirashin është paraparë rehabilitim i deponisë, deri sa të ndërtohet një deponi e re për rajonin e Prishtinës.
-
Ministria e Mjedisit njofton se Deponia e Mirashit do të mbyllet së shpejti
-
Ministri Aliu paralajmëron mbylljen e deponisë së mbeturinave në Mirash
-
“Pastrimi” arsyetohet për mosmbledhjen e bërllokut: Ka ndryshuar orari i operimit të deponisë
-
Ndotje enorme nga Obiliqi, IKSHPK alarmon për rreziqe shëndetësore nëse s’mirren masa urgjente
-
Pacolli: Prishtina bëri shkelje ligjore me menaxhimin e deponisë në Matiçan