Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SPAR hap marketin e ri në rr. Muharrem Fejza!

Një Supermarket i ri SPAR ka hapur dyert e tij në rr. Muharrem Fejza, duke ju sjellur klientëve të tij komoditetin e blerjeve moderne, një gamë më të gjerë të produkteve të shëndetshme, pijeve, frutat dhe perimet, ushqimet pa gluten e deri tek mishi, peshku dhe produktet delikatese (djathra të ndryshme, ullinjë dhe të tjera).

Shumëllojshmëri për të marrë ushqime me vete për kohën e drekës si sanduiçe, sallata, smoothie dhe produkte tjera të freskëta varësisht nga frutat dhe perimet sezonale. Konsumatorët mund të shijojnë gjithashtu komoditetin e kafenesë në një ambient tejet të ngrohtë, të shoqëruar me sanduiç e pjekurina nga furrat tona.

Një veqanti tjetër në këtë pikë, është edhe prezenca e SPAR Natural me një përzgjedhje të madhe të produkteve organike, vegjetariane dhe vegane.

Ky dyqan SPAR me sipërfaqe rreth 1000 m2, është ndërtuar sipas standardeve më të fundit.

Drejtori Ekzekutiv i SPAR Kosova – Agon Gashi u shpreh që kombinimi i praktikave ndërkombëtare si dhe njohuritë vendore, së bashku me vlerat e menaxhimit e bëjnë supermarketin SPAR më të veçantë.

SPAR një emër i njohur ndërkombëtarisht, prezent në më shumë se 48 shtete të botës, me përvojë dhe traditë 90 vjeçare është pjesë e tregut Kosovar nga viti 2019.

Edhe SPAR në lagjen Muharem Fejza, tani 24h në shërbimin tuaj! Reklama 11 muaj më parë SPAR në lagjen Muharem Fejza, tani 24h në shërbimin tuaj!

Që nga viti 2021, SPAR Kosova udhëhiqet nga menaxhmenti i ri i Grupit Meridian dhe është në pronësi të plotë të familjes Gashi.

*Artikull i sponsorizuar