Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SPAK-u urdhërohet ta hetojë “21 janarin”

Gjykata e Lartë ka vendosur të martën që hetimet për “21 janarin” të zhvillohen nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar (SPAK),

Gjykata e Lartë e ka pranuar rekursin e Raimonda Nikës, bashkëshortes së Aleks Nikës që ishte njëri nga katër të vrarët në protestën e 21 janarit të vitit 2011. Dosja e “21 janarit” ishte hetuar nga Prokuroria e Tiranës.

Avokati i familjes Nika ka thënë se çështja duhet t’i takojë SPAK-ut pasi në ngjarje janë të përfshirë zyrtarë të lartë.

Më 16 shkurt 2023, familjarët e katër viktimave të 21 janarit kanë paraqitur kallëzim penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, ish-komandantit të Gardës, Ndue Prendi dhe gardistit Agim Llupo.

Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në sheshin kryesor të Tiranës gjatë protestës së thirrur nga opozita, e udhëhequr nga Edi Rama, më 21 janar të vitit 2011. Prendi dhe Llupo ishin mbajtur në paraburgim si të dyshuarit që qëlluan ndaj protestuesve. Por ishin liruar pas pak kohe.

Artikuj të ngjashëm