Të mërkurën, sot, në Kosovë do të mbajë mot i vranët e vende-vende mund të ketë reshje shiu.
Deri në fund të javës pritet të ketë rënie temperaturash rreth vlerave mesatare, transmeton KP.
12.11-13.11 - Në mëngjes ftohtë, vende-vende me ngrica, e në ultësira mundësi për mjegull. Gjatë ditës mot i mirë, kryesisht me diell.
14.11 - Mot me vranësira dhe intervale me diell.
15.11 - Mot pjesërisht i vranët.
16.11 - Mot më i ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes me ngrica.
Temperaturat e ajrit, në fillim të javës mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 1C deri në 4C, e maksimalet nga 14C deri në 17C, e deri të premten minimalet do të zbresin deri në -1C, e maksimalet në 10C.
Artikuj të ngjashëm