Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot vranësira kalimtare në të gjithë Shqipërinë

Moti

Paraditja në Shqipëri vijon kryesisht e kthjellët në ultësirën perëndimore, por vranësira kalimtare do ketë në zonat malore.

Pasditja, ndërkaq, mbetet me kthjellime në bregdet dhe në zonat e ulëta, por vranësirat shtohen në zonat malore duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremet veri – juglindje.

Era do fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në mëngjes, por rritje të lehtë sjell mesdita kur pritet maksimumi 33°C .