Këshilli i Grevave të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve ka njoftuar se gjatë ditës do të tregojë për hapat që do të ndërmarrën në raste të mos gjetjes një zgjidhje për zhbllokimin e llogarive bankare të Telekomit.
Kryetari i Sindikatës, Lamih Balaj ka thënë se gjatë protestës së mbajtur të premten kanë dhënë kohë deri sot në ora 16:00 të gjente një zgjidhje.
Nëse nuk bëhet zgjidhje sipas tij, do të ketë protesta dhe greva të punëtorëve.
“Ne jem për dialog, por jemi të mbështetur për muri në çdo moment mund të kolapsojnë shërbimet, gjithashtu punëtorët janë pa paga, ndërsa si duket Qeveria dhe personat përgjegjës nuk po e din apo s’po ua percepton truri që rënia e shërbimeve në Telekom është rënie e Sigurisë shtetërore dhe komplet shtetit”, ka thënë Balaj.
Më 26 tetor, janë bllokuar llogaritë bankare të Telekomit, ndërsa më 30 ka filluar tërheqja e mjeteve nga llogaritë e Telekomit, shkaku i borxhit që ka kjo e fundit ndaj Z-Mobile.
-
Punëtorët teknikë pezullojnë grevën
-
Nesër në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë
-
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro
-
Pakënaqësi për pagën e 13-të, punonjësit e ndërmarrjeve publike paralajmërojnë protesta e greva
-
Studentët mbeten pa një numër shërbimesh, shkaku i grevës së punonjësve të IT-së