Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot shënohet ditëlindja e Zahir Pajazitit

1 nëntori e shënon ditëlindjen e komandatit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit.

Ai ishte lindur në vitin 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa kishte rënë heroikisht më 31 janar të 1997-tes, në Pestovë të Vushtrrisë.

Bashkë me Pajazitin, kishin rënë edhe Hakif Zejnullah dhe Edmond Hoxha.

Më 31 janar të vitit 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kishte ndarë dekoratën më të lartë shtetërore “Urdhëri i Kosovës”, në nderim të Zahir Pajazitit.

Gjatë së dielës, zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Tahiri, do të bëjë homazhe te varri i ish-komandantit të UÇK-së, në shatin Turuqivë dhe tek shtatorja në Prishtinë.