Njëzet vjet më parë, forca të shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, bënë masakër në fshatin e Belegut.
Aty u vranë dhe u masakruan 46 shqiptarë, dhe është njëra prej masakrave më të mëdha që është kryer nga forcat paramilitare serbe.
në këto ditë fati i shumë të pagjeturve të këtij fshati si dhe fshatrave të tjera të Komunës së Deçanit, mbetet ende i pa zgjidhur.
Forcat paramilitare serbe 20 vite më parë filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut. Kjo pasi një ditë më parë ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Sot, në kompleksin memorial të këtij fshati do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora lulesh.
Ndërsa në bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, mbahet ligjërata publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti i Belegut”.
-
26 vjet nga masakra e Belegut, Osmani: Drejtësia mbetet borxh ndaj tyre
-
Osmani: Masakra e Belegut dëshmon egërsinë e regjimit serb kundër popullit të Kosovës
-
24 vjet nga Masakra e Belegut ku u vranë 49 shqiptarë
-
21-vjet nga Masakra e Belegut – asnjë i arrestuar për këtë krim
-
27 vjet nga masakra e Rezallës