Rivarrimi i trupit të Liridona Ademajt pritet të ndodhë të martën në fshatin Rracaj të Komunës së Gjakovës.
Sipas njoftimit të familjes, Ademaj do të rivarroset në orën 14:00.
“Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi i vajzës tonë Liridona Ademaj e vrarë me datën 29.11.2023 bëhet me datë 4 dhjetor 2023 në varrezat e fshatit Rracaj në ora 14:00”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e fshatit Rracaj.
Familjarët e të ndjerës të dielën kanë dorëzuar kërkesë me shkrim prokurores Besa Limani për të lejuar zhvarrosjen dhe rivarrimin e Liridonës.
“E nderuar prokurore, kërkojmë nga ju që të na mundësoni që turpin e vajzës sonë Liridona Ademaj ta zhvarrosim dhe ta rivarrosim në fshatin Rracaj. Kjo është një procedurë dhe përjetim tepër i rëndë për neve dhe këtë vendim e kemi marrë me shumë vështirësi por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj”, thuhej në kërkesë.
Familjarët kanë kërkuar gjithashtu nga prokurorja që gjatë procedurës së zhvarrosjes dhe rivarrosjes përmes policisë të ju sigurohet privatësi e plotë.
-
Liridona Ademaj rivarroset në fshatin e lindjes, Rracaj
-
Familja Ademaj hap të pame, përgatitet për rivarrosjen e të bijës
-
Familjes Ademaj i aprovohet kërkesa për rivarrim të së bijës
-
Familja e Liridona Ademajt e kënaqur me intervistimin e të dyshuarve për vrasjen
-
Banorët kërkojnë të ndriçohet rruga ku u vra Liridona Ademaj