Sot mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku pritet të rishqyrtohet vendimi për bursat e studentëve.
Me këtë rast organizata studentore "Reforma", do të zhvillojë një aktivitet simbolik para rektoratit të UP-së, duke filluar nga ora 14:00.
Këtë aktivitet simbolik, do ta zhvillojnë disa studentë të Fakultetit të Arteve të Bukura nga Departamenti i Muzikës, ku përmes një performance artistike do të shprehin mesazhin e tyre për Universitetin e Prishtinës.
Përndryshe, edhe kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të ketë zvogëlim të shumës së bursave, të cilat i ndanë Universiteti i Prishtinës.
Artikuj të ngjashëm
-
Studentët të gatshëm edhe për protesta nëse u preken bursat
-
Studentët : Ose bursa 900 euro, ose protesta
-
UP shqyrton uljen e vlerës së bursave, Haradinaj premton rritje të saj
-
Haradinaj: Nuk do të zvogëlohen bursat e studentëve
-
Studentët kërkojnë nga Rektorati që vlerësimi e rivlerësimi të bëhen në të gjitha njësitë