Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura dhe me intervale kthjellimi.
Sipas shërbimit meteorologjik, do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Baza e reve të ulëta 600 metra. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-12 m/sek.
Temperaturat parashikohen:
Vendet malore 13/26
Vendet e ulëta 14/27
Vendet bregdetare 16/27.