Mbi Shqipërinë gjatë ditës së sotme do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare dhe të dendura.
Sipas Shërbimit Meterologjik do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në mesatar, pjesërisht në formën e shtrëngatave.
Baza e reve të ulëta 700 metër. Në Alpe dhe zonat malore Lindore në lartësitë mbi 1200 metër do të ketë reshje të dobëta bore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 1-15m/sek, ndërsa mjegullinë në orët e mëngjesit dhe përgjatë ditës për shkak të reshjeve me shikimin 1-20 km.
Temperaturat minimale dhe maksimale pritet të arrijnë:
Vendet malore 2°/16°C
Vendet e ulëta 6°/20°C
bregdetare 5°/19°C.
Artikuj të ngjashëm