Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot në Shqipëri, reshje të herëpashershme shiu

Moti gjatë ditës së sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.

Në orët e vona të mbrëmjes në veriperëndim dhe veri do të ketë edhe stuhi. Reshje dëbore të dobëta në Alpe dhe verilindje.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 1-22m/sek, mjegullinë nga reshjet.

Temperaturat parashikohen:

Vendet malore 3°/15°C

Vendet e ulëta 7°/21°C

Vendet bregdetare 8°/21°C .

Artikuj të ngjashëm