Iniciativa e të Rinjve për të drejtat e njeriut sot do të protestojë para Kuvendit të Kosovës për mosvotimin e Projektkodit Civil.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se protesta do të mbahet nga ora 12:00, ndërkaq bëhet e ditur se do të shprehen pakënaqësitë “ndaj neglizhencës dhe refuzimit për të shtyrë përpara të drejtat e njeriut, për të gjithë pa dallim, që janë të garantuara me Kushtetutë”.
Ata në thirrjen e tyre thonë se deputetët betohen në Kushtetutë dhe jo në libra fetarë.
“Nga ora 12:00 do të protestojmë para Kuvendit me mesazhin që kjo betejë ende nuk ka përfunduar, ne do të rezistojmë deri të arrihet kjo barazi shoqërore”, thuhet tutje në thirrjen e tyre.