Më shumë se dy javë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, 11 qershor, KQZ sot pritet të fillojë numërimin e votave me kusht.
Këtë për TV Arta e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Po presim që shumë shpejt të fillojmë numërimin e Votave me Kusht. Janë rreth 25 mijë. Aktualisht është duke u bërë edhe një verifikim, për të krahasuar votuesit e rregullt me ata me kusht”, ka thënë Elezi.
Artikuj të ngjashëm