Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot ora e parë e mësimit i kushtohet pavarësisë së Kosovës

Me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet historikut të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Këtë vendim, është marrë në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të zgjerimit të njohurive të nxënësve për këtë ngjarje të rëndësishme.