Sot ka nisur periudha e dytë e vitit shkollor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.
Ministria e Arsimit ka konfirmuar se task-forcat në nivel komune do të vlerësojnë dhe do të marrin vendime se me cilin skenar do të zhvillohet procesi mësimor bazuar në situatën epidemiologjike me pandeminë në komunat e tyre, si dhe kushtet specifike në shkolla.
“Drejtoritë Komunale të Arsimit do të kujdesen për respektim të masave të përcaktuara nga IKSHPK, të dezinfektojnë hapësirat e shkollave”, thuhet në njoftimin e MAShTI.
Artikuj të ngjashëm