Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot nis periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi për medie, bën të ditur se periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës ka filluar sot, 15 maj dhe do të përfundojë më 22 maj 2017, transmeton Koha.net.

Gjatë kësaj periudhe keni tri mundësi të aplikoni për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, përmes postës; e-mailit dhe përmes fax-it.

Nëse ju aplikoni për t’u regjistruar përmes e-mailit, aplikacionin duhet ta dërgoni vetëm për veten tuaj, përmes llogarisë elektronike personale (e-mail) dhe më së shumti, ju njoftojmë se aplikacioniet mund t'i dërgoni për rrethin e ngushtë familjar dhe jo për personat tjerë.

Për më shumë informacione vizitojeni faqen e KQZ-së: www.kqz-ks.org