Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Faza përfundimtare e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

•E hënë 9 shkurt: Nis paraqitja e fjalës përfundimtare të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS)

•E martë, 10 shkurt: ZPS-ja përmbyll fjalën përfundimtare dhe atë e nis Mbrojtësi i Viktimave

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

•E mërkurë, 11 shkurt: Mbrojtja e Hashim Thaçit shpalos fjalën përfundimtare, nis paraqitja e Kadri Veselit 

•E enjte, 12 shkurt: Përmbyllet fjala përfundimtare e Kadri Veselit dhe nis ajo e Rexhep Selimit

•E premte, 13 shkurt: Mbrojtja e Selimit përmbyll fjalën e saj dhe fillon mbrojtja e Jakup Krasniqit

•E hënë, 16 shkurt: Krasniqi përmbyll fjalën përfundimtare dhe anëtarët e trupit gjykues mund të parashtrojnë pyetje 

•E mërkurë, 18 shkurt: ZPS-ja u përgjigjet ekipeve mbrojtëse dhe anasjelltas si dhe deklarohen edhe të pandehurit  

VIDEO:

 

Prokurori Quick: Demaçi kishte rol të kufizuar në krijimin e institucioneve të Kosovës

1 muaj më parë / 9 shk 2026 17:19
Nathan Quick

Prokurori Nathan Quick ka thënë se mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit po tenton në mënyrë të vazhdueshme të thotë se Adem Demaçi ishte ai që kishte autoritet.

Por, Quick tha se kjo është e pabazuar. 

"Demaçi kishte një rol të kufizuar në krijimin e institucioneve të Kosovës, por ai nuk ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dhe ai ishte në varësi të Thaçit”, tha Quick.

Të hënën ka nisur faza përfundimtare e gjykimit në rastin më të madh të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Prokuroria ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin prej 4 të akuzuarve. 
 

Kryeprokurorja e Speciales kërkon 180 vjet burgim për ish-udhëheqësit e UÇK-së

1 muaj më parë / 9 shk 2026 10:33 Nga: Ardit Kika
Kryeprokurorja e Speciales, Kimberly West, kërkon dënim me 45 vjet burgim për ish-udhëheqësit e UÇK-së

Kryeprokurorja e Speciales, Kimberly West, kërkon dënim me 45 vjet burgim për ish-udhëheqësit e UÇK-së

Kryeprorkurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West, ka kërkuar nga 45 vjet dënim për katër të akuzuarit e rastit më të madh të Dhomave të Specializuara. West i kërkoi Speciales po ashtu që ta marrë parasysh peshën e veprimeve të secilit të akuzuar. 

“Kërkojmë dënimin e personave konkretë pra nuk kërkojmë një dënim për Shtabin e Përgjithshëm, por për persona konkretë. ZPS-ja kërkon aktgjykim dënues për të gjitha pikat e aktakuzës me dënim unik prej 45 vjetësh duke u mbështetur në kontributet individuale të krimeve të bëra ose të kryera nga secili prej personave: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Këto krime janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe janë krime të rënda dhe këto akuza nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës, vazhdojnë të jenë ende shumë të rënda”, tha West.

KOHA ka kërkuar sqarime nga zëdhënësi i Speciale Christopher Bennett lidhur me atë se çfarë nënkupton deklarata e kryeprokurores dhe ai ka sqaruar se West e ka pasur fjalën për dënim për secilin të akuzuar me nga 45 vjet.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në bazë të aktakuzës së ZPS-së, e publikuar në shkurt të vitit 2023, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me rreth 100 vrasje, pastaj për tortura e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi gjatë periudhës 1998-1999.

ZPS-ja pretendon se kryen ndërmarrje të përbashkët kriminale që ndërlidhet me gjashtë akuza për krime lufte: Përndjekje (Pika 1), Burgosje (Pika 2), Akte të tjera çnjerëzore (Pika 4), Torturë (Pika 6), Vrasje e paligjshme (Pika 8), Zhdukje me dhunë (Pika 10), si dhe katër akuza për krime kundër njerëzimit, përfshirë këtu Arrestim dhe ndalim i paligjshëm ose arbitrar (Pika 3), Trajtim mizor (Pika 5), Torturë (Pika 7) dhe Vrasje e paligjshme (Pika 9). Shumica e viktimave të krimeve, sipas ZPS-së, janë shqiptarë, civilë dhe pjesëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas ZPS-së, të akuzuarit kanë qenë në dijeni apo është dashur të jenë në dijeni shkaku i pozitave udhëheqëse në Shtab të Përgjithshëm, lidhur me pretendimet për krimet që janë kryer dhe kanë pasur qëllim që ta marrin pushtetin në Kosovë përmes tyre. Ish-drejtuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së i kanë mohuar të gjitha këto akuza. Ata kanë thënë se UÇK-ja nuk kishte hierarki të tillë, meqë peshën e kishin komandantët e zonave dhe se kishte për qëllim ta luftonte Serbinë e jo civilët.