Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë gjatë gjithë ditës në territorin shqiptar, përjashtuar orët e mesditës në ekstremin verior dhe verilindor, ku do ketë zhvillim të vranësirave lokale dhe mundësi për shira të izoluar.
Pasditja dhe orët vijuese vijojnë kryesisht në kushtet e motit të kthjellët në të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 12°C gjatë mëngjesit deri në 33°C, maksimumi në zonat perëndimore.
Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi verior ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 2 ballë.