Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot në Prishtinë dezinsektohen katër lagje

Komuna e Prishtinës ka nisur fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor.

Dezinsektimi ka nisur nga data 28 qershor dhe po zhvillohet në lagje të ndryshme për ditë me radhë.

Sipas njoftimit nga Komuna, sot dezinsektimi do të bëhet në lagjet Veternik, Qëndresa, Lagjja Nic dhe Kodrën e Trimave, duke nisur nga ora 19:30.

Dezisenktimi do të përfundojë më datën 3 korrik.