Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot në Kuvendin e Kosovës inaugurohet “Këndi i Kurajos”

Sot në Kuvendin e Kosovës inaugurohet “Këndi I Kurajos”. Rezoluta për krijimin e Këndit të Kurajos ishte iniciuar nga deputetja Donika Kadaj Bujupi.

“Në Këndin e Kurajos që është vendosur në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të ekspozohen punimet e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së vitit 1999. Këto punime do të mundësohen nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave, Qendra Kosovare për Rehabilitim e të Mbijetuarave të Torturës, Medica Kosova dhe Medica Gjakova”, është njoftuar nga Kuvendi.

Ceremonia e inaugurimit organizohet në hapësirat e vizitorëve të Kuvendit (hyrja nga sheshi), me fillim në ora 14:00.