Sot në Kosovë do të ketë mot me vranësira jostabile, ndërsa parashihen edhe reshje shiu. Këtë e ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Do të ketë vranësira jostabile të cilat parashihen të sjellin reshje shiu. Dita e shtunë parashihet të ketë më shumë reshje, duke përfshirë pjesën më të madhe të territorit. Vende-vende do të ketë edhe zbrazje elektrike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.