Java e fundit e muajit prill do të karakterizohet me mot kryesisht me diell.
Gjatë ditës së hënë pritet të mbretërojë mot me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 e 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20 e 24 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHK-së.