Të hënën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 e 13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23 e 26 gradë celsius.
“Kushtet biometeorologjike pritet të jenë relativisht të mira. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e së hënës të IHK-së.
Artikuj të ngjashëm