Të hënën pritet të ketë mot me diell në Kosovë, me temperaturat maksimale që do të arrijnë deri në 30 gradë celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo javë do të sjellë mot të ndryshueshëm, ku pas së martës pritet të ketë ditë me reshje shiu e shkarkime rrufesh.
Minimalet e javës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-34 gradë celsius.