Sot në Kosovë do të mbizotërojë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 3 dhe 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të lëvizin nga 13 deri 18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si pasojë e fushave të fuqishme anticiklonike të cilat janë të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit.
Artikuj të ngjashëm