Maturantët e regjionit të Prishtinës do t’i nënshtrohen sot testit të pjekurisë.
Sivjet testi i maturës është i ndarë në dy pjesë ku në pjesën e dytë pyetjet do të jenë varësisht nga profili i shkollimit të nxënësve.
Testit dje iu kanë nënshtruar regjioni i Ferizajt dhe Gjilanit, ndërsa nesër ata të regjionit të Prizrenit dhe Gjakovës kurse të enjten regjioni i Pejës dhe Mitrovicës.
Pjesa e dytë e testit fillon më 5 qershor Nesër testimit do t'i nënshtrohen maturantët e regjionit të Prishtinës, më 30 maj ata të regjionit të Prizrenit dhe Gjakovës, ndërsa më 31 maj regjioni i Pejës dhe Mitrovicës.
Provimit të maturës shtetërore do t’i nënshtrohen 29 mijë e 816 nxënës në të gjithë Kosovën.
Artikuj të ngjashëm
-
Testi i Maturës sërish rrjedh online
-
Njëjtë edhe sivjet, Testi i Maturës qarkullon nëpër rrjete sociale
-
Mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen Testit të Maturës
-
“Masat e rrepta” nuk parandaluan shpërndarjen e testit të maturës në rrjete sociale
-
Nxënës të 5-sheve dështojnë t’i zgjidhin detyrat e provimit për t’u pranuar në UP