Nga sot lëshohet në funksion rruga ndihmëse në hyrje të Prishtinës nga ana e Veternikut.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor se nga sot (24.07.2019) prej orës 12:00, lëshohet në funksion rruga ndihmëse (Rreth rrotullimi ndihmës për qarkullim normal të trafikut), që do të përdoret deri në përfundimin e punimeve në zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”.
MIT kërkon mirëkuptimin e pjesëmarrësve që shfrytëzojnë për qarkullim këtë segment rrugor.
Artikuj të ngjashëm
-
Abdixhiku thotë se edhe pak ka mbetur nga përfundimi i punimeve në Veternik
-
Temperaturat e ulëta vonojnë punimet në hyrje të Prishtinës, Veternik
-
Nisin punimet në zgjerimin e hyrjes së Veternikut
-
Me rreth 10 ditë vonesë nisin punimet në zgjerimin e rrugës në hyrje të Prishtinës nga Veterniku
-
Në fund të qershorit nis zgjerimi i hyrjes dhe urës së Veternikut