Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit të hënën ka nënshkruar kontratën për zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”.
MIT thotë se ky projekt është tejet i rëndësishëm për këtë zonë të mbingarkuar nga komunikacioni, nga frekuentimi i madh i veturave që hyjnë dhe dalin në kryeqytet, por edhe lidhen me vende të tjera.
“Projekti me vlerë mbi 2.5 milionë euro do të fillojë në fund të muajit qershor dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit është e përkushtuar që të zhvillohet sipas planit dinamik të punimeve, duke evituar çfarëdo vonese në përfundim të punimeve me kohë”, ka theksuar kjo ministri në njoftimin për media.
-
Nisin punimet në zgjerimin e hyrjes së Veternikut
-
Me rreth 10 ditë vonesë nisin punimet në zgjerimin e rrugës në hyrje të Prishtinës nga Veterniku
-
Përurohet një segment i rrugës Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë, e nisur para 15 vjetësh
-
Premtohet rregullimi i hyrjes jugore të kryeqytetit
-
Ministria e Infrastrukturës planifikon investim 1.5 milionë euro për tri projekte në Prishtinë