Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.
“Reshje lokale shiu mund të ketë në disa pjesë të vendit, duke pësuar pastaj me kthjellime dhe rënie të temperaturave në ditët vijuese”, thuhet në njoftim.
IHMK-ja gjithashtu njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm