Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Kosovë sot mot i vranët dhe me mundësi shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se moti sot në vendin tonë do të jetë kryesisht i vranët.

IHK njofton se vranësirat ditën e enjte parashihen që vende-vende të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.