Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me interval me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) vranësirat në disa vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.
Sipas parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 1 e 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet në mes të 12 e 15 gradë.
Sipas IHMK-së do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.