Tre policë të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor, po merren në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë - qytet në jug të Serbisë.
Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Prokuroria e Kralevës, por ajo nuk iu përgjigj pyetjeve lidhur me akuzat që rëndojnë mbi ta.
Qeveria e Kosovës e konsideron arrestimin e tyre si "rrëmbim" në territorin e saj.
Serbia e mohon këtë, duke thënë se ata janë arrestuar në territorin e saj.
Sot dalin para gjykatës tre policët e kidnapuar në veri
Edhe
3 policët e kidnapuar u liruan të mbrohen në liri, Sveçla thotë se Serbia duhet të gjykohet
Avokati Arianit Koci ka thënë se ka biseduar me njërin prej avokatëve në Beograd të caktuar në rastin e tre policëve kosovarë. Nga ai, Koci ka thënë se është informuar se Prokuroria serbe ka vendosur që lëndën penale të tre policëve kosovarë të kidnapuar - ta bartë prej departamentit special të Gjykatës së Lartë në Beograd, në Gjykatën Themelore në Kralevë.
Siç ka shpjeguar Koci, bartja e rastit në kompetencë të Gjykatës Themelore, do të thotë që policët e Kosovës do të ngarkohen për vepra penale për të cilat janë paraparë dënime më buta.
“Kjo natyrisht, e hapë rrugën që më presion politik, pastaj eventualisht të lirohen”, ka shkruar Koci.
Avokati serb Cedomir Stojkoviq, po ashtu kishte shkruar për rastin të premten herët. Ai ka thënë se policët gjendeshin në Kralevë, ku po zhvillohej seanca dëgjimore ndaj tyre në Prokurorinë e Lartë.
“Pas kësaj, prokurori i lartë publik në Kralevë do të vendosë nëse do të propozojë paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendosë nëse do të caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditëve. E gjithë kjo duhet të vendoset deri në ora 12:30, kur skadon afati 48-orësh i ndalimit Policor”, ka shkruar në Twitter Stojkoviq.
ℹ️ Trojica uhapšenih kosovskih policajaca, R.Z., B.S. i M. S. nalaze se u Kraljevu, gde je upravo ovog časa u toku njihovo saslušanje pred Višim javnim tužiocem u Kraljevu.
— Advokat Čedomir Stojković ???? (@FIGHT_4_RIGHT_S) June 16, 2023
Nakon ovoga Viši javni tužilac u Kraljevu će odlučiti da li će predložiti pritvor, a potom će sudija…
S’ka informacion për tre policët e kidnapuar, avokati serb kërkon përgjigje
Edhe
Tre policët e rrëmbyer dalin sot para gjykatës në Kralevë
Në një postim që ka bërë pas orës 12:30, avokati Stojkoviq u ka bërë thirrje gazetarëve në Serbi që të telefonojnë prokurorinë dhe gjykatën dhe të kërkojnë informacion për tre policët e Kosovës. Ai ka kërkuar që të dihet nëse ata janë liruar apo nëse janë ndaluar, pasi siç ka theksuar, “ndalimi policor u skadon sot në ora 12:38, kur duhet të lirohen apo duhet të ndalohen për 30 ditë”.
“Nëse lirohen, ju sugjeroj pyetjen: ‘atëherë pse i arrestuat, në vend se t’i përcillnit për në Kosovë’. Nëse nuk i lënë të shkojnë, ju sugjeroj pyetjen: ‘a është kjo shkelje e Marrëveshjes së Brukselit’”.