Zona Operative e Shalës e UÇK-së, më 6 janar të vitit 1999, kishin zënë robër tetë ushtarë serbë të cilët më 13 janar zëvendësohen më nëntë ushtarë të UÇK-së.
Në një video të publikuara nga arkivi i agjencisë së lajmeve AP, shihen tetë ushtarë serbë të cilët u zunë robër në vitin 1999 në fshatin Bare të Shalës së Bajgores nga ushtarët e UÇK-së, shkruan ksp.
Në video flet njeri nga të zënit rob, i cili me një anglishte të çalë tregon që trajtimi i tyre është krejtësisht normal. Ai thotë se ata as nuk u rrahën, apo sulmuan nga ushtarët e UÇK-së.
Sipas tij, ushtarëve serbë të zënë robër u është dhënë edhe ushqim si dhe veshmbathje.
Përndryshe, ushtarët u morën peng pas luftimeve në territorin e mbajtur nga UÇK-ja në veri të Prishtinës.
-
Në Mitrovicë rikujtohet shkëmbimi i robërve serbë me ushtarët e UÇK-së
-
27 vjet nga masakra e Kralanit në Gjakovë
-
24 vjet nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës
-
24-vjetori i masakrës së Reçakut – dëshmitë e KOHËS (Pamje të rënda)
-
Duarlidhur e me shenja identifikimi, Ukraina shfaq robërit rusë [VIDEO]