24 vjet më parë, forcat paramilitare serbe kryen një prej masakrave më të rënda në Kosovë. Dyzetepesë civilë shqiptarë në fshatin Reçak të Shtimes u bënë pikë kthese vendimtare në luftën e Kosovës.
Masakrimi i tyre nga ushtria dhe paramilitarët serbë, më 15 janar të vitit 1999, bëri që bashkësia ndërkombëtare të niste kthesën për çështjen e Kosovës.
Gazetarët dhe vëzhguesit arritën në vendngjarje në Reçak mëngjesin e ditës së nesërme, më 16 janar 1999 për të dokumentuar njërën prej masakrave më të rënda. Në të gjithë fshatin, 45 trupa të pajetë u zbuluan. Aty ishte edhe fotoreporteri i Kohës Ditore, Alban Bujari.
Këto janë fotot dokumentare që iu shpalosën edhe botës.
*Kujdes! Pamjet janë të rënda!
{gallery}