Fondacioni ‘Soros’ ka ndarë 1.5 milion euro donacion për të blerë teste PCR për nevoja të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Donacioni i radhës na vjen nga Soros”, ka shkruar Zemaj, derisa ka shtuar se ky do të jetë një kontribut i vlefshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit COVID-19 në Kosovë.
Zemaj shkruan se lajmin për donacionin nga Fondacioni “Soros” është kumtuar nga drejtori ekzekutiv i Fondacionit Shoqëri e Hapur (KFOS), Luan Shllaku.
“Donacioni i radhës na vjen nga ‘Soros’. Në takimin e sotëm me z. Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS), u informova se Fondacioni ‘Soros’ ka ndarë 1.5 milionë euro donacion për të blerë teste PCR për nevoja të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë. Ky do të jetë një kontribut i vlefshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit Covid-19 në Kosovë dhe gjithashtu edhe për krijimin e mundësive më të mëdha për rritjen e testimeve molekulare. Shpreha falënderimin në emër të Ministrisë së Shëndetësisë për përkrahjen e këtij segmenti të rëndësishëm në luftën kundër Covid-19. Gjithashtu falënderoj edhe kryeministrin z. Avdullah Hoti për angazhimin e tij për dhe rreth këtij donacioni duke iniciuar atë.
-
Kosovës i vjen një donacion prej 100 mijë testeve PCR
-
Fondacionet për Shoqëri të Hapur zotojnë 1.5 milion dollarë për teste për COVID-19 në Kosovë
-
IKSHPK-ja furnizohet me 100 mijë teste PCR
-
SHSKUK-ja pranon një donacion nga OBSH-ja dhe Gjermania me vlerë 2.15 milionë euro
-
Zemaj: Së shpejti nis testimi PCR edhe në gjashtë qendra