Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë është furnizuar me 100 mijë teste PCR, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Ministri në detyrë, Armend Zemaj ka thënë se testet janë dorëzuar me qëllim të forcimit të kapaciteteve për testim në masë. Po ashtu, MSH-ja i ka dorëzuar SHSKUK-së edhe 16 ventilatorë.
“Ashtu siç kemi premtuar, sot i kemi dorëzuar edhe 16 ventilatorë të tjerë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për të shtuar kapacitetet e trajtimit klinik të pacientëve”, thuhet në njoftim.
MSH-ja thotë se testet e dorëzuara janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë përmes Projektit të Shëndetësisë Kosovare, me huamarrje nga Banka Botërore, ndërsa janë siguruar përmes shërbimeve të prokurimit të UNOPS-it.
-
780 mijë euro pajisje për IKSHPK-në
-
Nga sot testet PCR do të kryhen edhe në Qendrën Rajonale të IKSHPK-së në Gjilan
-
Zemaj: Së shpejti nis testimi PCR edhe në gjashtë qendra
-
Sipas trendit të testimeve, IKSHPK-ja ka teste RT-PCR vetëm deri në dhjetor
-
Zemaj thotë se aparaturat për PCR janë siguruar, por nuk tregon se kur mund të fillojë testimi në komuna